Alsat: Dy incidente paraprake kanë ndodhur me presidenten e Kosovës për refuzim kontrolli të bagazhit personal
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 06 August 2024
Dy incidentet paraprake të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit kanë pasur motivet e njëjta, refuzimi për t’i kontrolluar bagazhin në skaner. Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur Alsat shpjegojnë se pala Kosovare në shtator të vitit kaluar ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi presidentes së Kosovës. Arsyet për këtë refuzim i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të presidentes, shkruan Alsat.mk
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka ardhur deri tek keqkuptimi sepse të njëjtit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të kryetares nuk janë pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023.
E njëjta situatë si ajo e 1 gushtit është përsëritur edhe më 9 tetor. Pala kosovare ka pretenduar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi, por që për veprimet e tilla është informuar se mund të refuzohet nga përgjegjësi i fluturimit.
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri. Arsyet për këtë i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të kryetares. Nga ana e kapitenit të fluturimit dhe përfaqësuesit të “Croatia Airlines” duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar për siguri i është potencuar se derisa nuk lejoj kontrollin e bagazhit, e njëjta nuk do të pranohet në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023.
Ditë më parë policia njoftoi zbardhjen e incidentit të 1 gushtit, ndërsa ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi ka ngritur kallëzim penal për cenim të sigurisë dhe pengim ndaj personit zyrtar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar. Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve, por në të kundërtën do t’i ofron edhe më shumë.
Sot për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën. Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...