“Alpinizëm ushtarak”, instruktorët italianë trajnojnë ushtarët e FSK-së
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/ballinaa.png)
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 17 May 2022
Njësia e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u trajnuar për “Alpinizëm Ushtarak” nga ekipi mobil i instruktorëve të shkollës verore të Italisë.
Ky trajnim është duke u zhvilluar në në Kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin dhe lokacione të tjera.
“Qëllimi i trajnimit është që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ngritin kapacitetet profesionale, duke përfituar nga përvoja e ekspertëve italianë në këtë fushë, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur në përballje me fatkeqësi malore, duke ju përshtatur vendit, kohës dhe kushteve atmosferike”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Komunikata e plotë:
Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së trajnohet nga instruktorët italianë për “Alpinizëm Ushtarak”
Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile është duke ndjekur trajnimin “Alpinizëm Ushtarak” i udhëhequr nga ekipi mobil i instruktorëve të shkollës verore të Italisë. Trajnimi është duke u realizuar në Kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin dhe në lokacione të ndryshme, që u ofrojnë mundësi pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të mësojnë teknika për kalimin e zonave malore me shkëmbinjtë, ngjitje në sipërfaqe shkëmbore dhe lëshimin me litarë nga lartësitë e ndryshme. Për të parë nga afër realizimin e këtij trajnimi, sot, tek vendi i quajtur Guri i Plakës, qëndruan për vizitë zëvendës ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral major Enver Cikaqi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, zëvendës komandanti i KFOR-it, Gjeneral brigade, Luca Piperni, zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare, kolonel Shaip Haziri si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe KFOR-it.
Qëllimi i trajnimit është që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ngritin kapacitetet profesionale, duke përfituar nga përvoja e ekspertëve italianë në këtë fushë, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur në përballje me fatkeqësi malore, duke ju përshtatur vendit, kohës dhe kushteve atmosferike.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/Prince-Konzum.jpg)
Të tjera
-
Bislimi për Planin e Rritjes së BE-së: Është gabim të thuhet se lidhet me masat
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në raportimin e tij të sotëm n...
-
Walker pritet nga Kurti: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga kryeministri i Kos...
-
Mbi 3 mijë lindje nga janari në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga 1 ...
-
Tre persona kapen me dro gé për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre ishin duke shitur
Tre raste të posedimit të substancave narkotike janë raportuar në Kosovë për ...
-
Bislimi: Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave të BE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi më raportimin e tij në Komisio...
-
Katër kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë
Një veturë me targa të Serbisë u ndalua nga Policia e Kosovës në Leposaviq, e...
-
Franca synon majat e inteligjencës artificiale
Franca është në rrugë të mbarë për tërheqjen e investimeve në teknologjinë e ...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1745 g...
-
Si në filma: Dilleri prishtinas kapet mat me dro gé tenton të ikë dhe godet veturën e policisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi gjatë kontrol...
-
Gὁditet nga traktori një person në Rahovec, ndërron jetë në Spital
Ka vdekur një person pasi është goditur nga një traktor në Rahovec. Sipas ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Hajvali
Një person pa shenja jete është gjetur në Hajvali të Prishtinës. Policia k...
-
Hill: S’mendoj që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, ajo që kërkojnë europianët është normalizimi
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill beson se njohja de jure e K...