Sport

Alpinistë nga Kosova do të ‘pushtojnë’ Kilimanxharon për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 12 February 2018

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë, alpinistë nga Kosova do të ‘pushtojnë’ Kilimanxharon, shkruan infokusi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur drejtuesit e Shoqatës Bjeshkatare-Alpiniste “Shkëmbi” të udhëhequr nga kryetari Mensur Gashi.

Pesë anëtarë të kësaj shoqate, për nder të jubileut të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2018, synojnë të pushtojnë Majën e Kilimanxharos, në Tanzani të Afrikës, konkretisht “Uhuru Peak” (Majën e Lirisë), në një lartësi mbidetare prej 5895 metra.

-Advertisement-

Ky aktivitet i natyrës sportive e promovuese mbështetet nga MKRS-ja dhe realizohet në kuadër të agjendës për shënimin e 10-vjetorit. Ministri Gashi me këtë rast u informua për planet dhe detajet e kësaj ekspedite si dhe për aktivitetet tjera që realizon shoqata “Shkëmbi”. Ministri njëherësh i uroi alpinistët kosovarë për këtë aktivitet ashtu që emri dhe simbolet e Kosovës në ditën më të shënuar të vendit, në 10-vjetorin e ditëlindjes së shtetit, të dërgohen në majën më të lartë të kontinentit të Afrikës.

“Ekspedita e alpinistëve tonë për ‘pushtimin’ e Kilimanxharos është një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të agjendës së ngjeshur që ka përgatitur shteti ynë për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është një nder që shteti ynë të promovohet në Afrikë në këtë datë të shënuar”, u shpreh ministri. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera