Sport

Allegri paralajmëron Ronaldon me shokë: Kujdes Fiorentinën!

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 01 December 2018

Trajneri i Juventus, Massimilliano Allegri, kërkon që skuadra e tij të mos nënvlerësojë në asnjë mënyrë skuadrën e Fiorentinës. Përpara sfidës kundër ekipit nga Firenze, Allegri e di shumë mirë se “Artemio Franchi” është një stadiumet më të vështira në Itali, dhe për këtë arsye kërkon përqendrim maksimal nga të vetët:

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre të stërvitur mirë. Nuk kanë humbur ende në shtëpi, kanë shënuar 14 gola dhe pësuar vetëm 3. Fiorentina është ka disa lojtarë të rinj mjaft të talentuar, e për ta kjo është sfida më e rëndësishme e vitit. Duhet shumë durim, nuk duhet të harrojmë se ata kanë një qytet të tërë që i ofron mbështetje”, deklaroi ai.

Trajneri i bardhezinjve foli gjithashtu edhe për formacionin e mundshëm që mund të luajë këtë të shtunë, por dhe për kalendarin e vështirë të “Zonjës së Vjetër”, në muajin dhjetor. Nuk mund të mungonte dhe një koment në lidhje me sintoninë e krijuar mes Mandzukic dhe Ronaldos:

-Advertisement-

“Të mërkurën kishim një ndeshje të vështirë, ende nuk kam vendosur kush do të jenë titullarët. Le të mendojmë fillimisht për Fiorentinën, më pas kemi ndeshjen me Interin, derbin me Torinon dhe më pas Romën. Jam i lumtur për Cristianon dhe Mandzukic, kur ka kimi mes lojtarëve, çdo gjë shkon në mënyrë perfekte. Të tre lojtarët në sulm kanë luajtur mirë, duke përfshirë dhe Dybalan”, theksoi ai.

Në Serinë A, Juve vazhdon të jetë e pamposhtur, duke marrë 12 fitore dhe 1 barazim, në 13 takimet e para të kampionatit. Mbetet për tu parë nëse skuadra e Allegrit, do të arrijë suksesin e radhës në Firenze përballë Fiorentinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera