Allegri flet për fitoren e Juventusit dhe golin e Bonuccit
Autori: Gazeta inFokus
00:00 | 02 April 2018
Katër pikë diferencë nuk janë asgjë për trajnerin bardhezi që pas ndeshjes deklaroi: “Pikët që kemi aktualisht nuk na dalin as për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Kemi ende tetë ndeshje, nga të cilat duhet të fitojmë shtatë për t’u shpallur fitues të titullit. Arsyetimi është i thjeshtë dhe ndeshjet duhen marrë me radhë e me shumë kujdes, pasi ndjekësit po fitojnë terren”.
URTËSI – Në mos një provim mature, ajo e djeshmja ishte pa dyshim prova gjenerale për testin final. Napoli ndoshta nuk është në distancë sigurie, por Alegri shpjegoi rëndësinë e tri pikëve ndaj Milanit, duke thënë se: “Ishte e rëndë- sishme të fitonim, sidomos ndaj një rivali si Milani që dëshmoi edhe një herë tjetër të gjitha progreset e arritura nën drejtimin e Gatuzos. Shkuam në avantazh, ulëm ritmin dhe më pas reaguam duke gjetur golat e fitores. Vështirësitë nuk munguan, megjithatë u treguam të zotë”.
ISHI – Nëse për ndeshjen shpjegimet nuk munguan, ajo që u vu re në konferencën e Alegrit ishte mungesa e një komenti mbi Leonardo Bonuçin. Trajneri bardhezi foli fare shkurt për ishmbrojtësin e Juves, duke u mjaftuar me një fjali: “Më vjen mirë që shënoi, por në fund fitoi Juvja, ndaj një ndeshje më të bukur se kjo vështirë se mund ta imagjinoja”.
I RIKTHYERI – Ndaj Realit do të mungojnë për arsye skualifkimi, Benatia dhe Pjaniç, por dje Alegri rigjeti Kielinin dhe Kuadradon, i cili vinte pas një dëmtimi të gjatë. Mbrojtësi dhuroi një provë fantastike teksa kolumbiani shënoi golin e fitores. Për dyshen e tij trajneri bardhezi tha: “Kielini më dha sinjale të rëndë- sishme, ndërsa Huani u tregua fantastik sepse më parë kur e aktivizoja nga stoli, nuk kishte një qasje të mirë me ndeshjet. Sot luajti shumë mirë dhe do të jetë një armë më shumë për ndeshjet e radhës, duke filluar që nga ajo me Realin ku do të luajë gjithashtu njëri mes Markizios dhe Betankurit”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































