Sport

Allegri ‘çartet’ me yllin e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 21 September 2017

Maxi Allegri është tejet i frustruar me Miralem Pjanicin.

Trajneri i Juventusit ka thënë se mesfushori nuk duhej të gjuante në minutën e fundit, por që duhej ta mbante topin, dhe të shikonte në opsione të tjera.

“Ne fituam ndaj Fiorentinës me rezultat 2 me 0, dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi faktikisht nuk ishim askund dhe kjo më bëri shumë nervoz”, ka thënë Allegri, transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

“Por, gjëja që më irritoj më së shumti, ishte gjuajtja e Miralem Pjanicit nga distanca në fund të ndeshjes, pasi një lojtar që ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në karrierë, nuk duhet të bëjë aso veprime, pasi kishte shumë opsione më të mira, ose ta mbante topin”, ka shtuar trajneri i Juventusit./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera