Lajme

Aliu: Pa sakrifica e solidaritet nuk mund të ecim përpara si shtet

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 11 August 2019

Bashkësinë Islame me rastin e festës së Kurban Bajramit e vizitoi dhe një delegacion nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje të prirë nga deputeti, Liburn Aliu.

Aliu teksa foli për rëndësinë e kësaj feste, tha se sakrifica dhe solidariteti janë dy mesazhet kryesore të Kurban Bajramit.

Pa këto, sipas tij, nuk mund të ketë as ecje përpara si shtet.

-Advertisement-

Aliu: Nuk mund të ketë ecje përpara pa pasur sakrificë

“Është mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse këto dy tipare bëjnë që një shoqëri të garantojë ecjen përpara dhe të garantojë qëndrueshmërinë e saj. Nuk mund të ketë ecje përpara pa pasur sakrificë, po ashtu nuk mund të ketë qëndrueshmëri pa pasur barazi. Barazia duhet të lidhet ngushtë me solidaritetin”, tha deputeti Aliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera