Sport

Aliti i bashkohet Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 September 2017

Skënderbeu nuk ka shumë alternativa për mbrojtjes, ndaj ishte hedhur në kërkim të një tjetër mbrojtësi.

Ndërkohë që edhe Afrim Taku që do të jetë sërish pjesë e korçarëve llogaritet si alternativë për repartin defensivë, pasi më parë ka provuar të luajë në të djathtë të prapavijës, por edhe në qendër.

Nën urdhrat e Dajës janë Osmani, Radas, Vangjeli, Jashanica, Mici, Abazi dhe Lulaj, ndërkohë që tashmë vjen edhe një tjetër futbollist, pasi sipas “Panorama Sport” ka nënshkruar me Skënderbeun edhe Fidan Aliti.

-Advertisement-

23-vjeçari vjen nga Slaven Belupo ku vjet është aktivizuar në 22 ndeshje.

Përfaqësuesi i Kosovës, Fidan Aliti luan në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e majtë.

Më parë ai ka luajtur në Superligën e Zvicrës me Luzernin, ndërkohë që më pas ka kaluar në Moldavi te Sherifi i Tiraspolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera