Sport

Alimi vazhdon me kuqezinjtë deri në vitin 2021

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 11 June 2018

Shkëndija firmos kontratë të re (2+1) me mesfushorin Armend Alimi deri në verën e vitit 2021, duke mbajtur në skuadër një prej lojtarët më të rëndësishëm, shkruan infokusi.

Mesfushori Armend Alimi ka vazhduar bashkëpunimin me kuqezinjtë, duke firmosur kontratë të re me kohëzgjatje për 2 vite plus një tjetër shtesë. Klubi dhe lojtari gjetën akordin për marrëveshje të re dhe 30-të vjeçari vazhdon qëndrimin në Tetovë ku katër sezonet e kaluara u konfirmua një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.


Alimi te Shkëndija erdhi verën e vitit 2014 pasi paraprakisht kishte luajtur në kampionatet elitare në Qipro, Norvegji dhe Kroaci. Në katër sezonet e kaluara me kuqezinjtë ishte ndër futbollistët më standard. Ai ka zhvilluar 120 paraqitje kampionale në të cilat ka realizuar 25 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi tre trofe (1 kampionat dhe 2 Kupa). Me mbajtjen e një prej mesfushorët më të mirë në vend në skuadër, Shkëndija garanton siguri në mesfushë edhe për periudhën që pason. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera