Lajme

Ali Ahmeti: Ushtria e Kosovës, themel i paqes

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 14 December 2018

 

Për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ka uruar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas Ahmetit Ushtria e Kosovës, është një themel i paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit me perspektivë euatlantike, transmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ai, ka shtuar se sa shumë sakrificë, sa shumë ëndrra, sa shumë përpjekje, sa shumë martirizim ndër shekuj për të ardhë deri të këto ditë të lirisë, pavarësisë, të ushtrisë, të barazisë dhe të perspektivës.
“Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqës dhe stabilitetit të gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteve demokratike perendimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahmeti.

Urimi i plotë i Ahmetit

Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqës dhe stabilitetit të gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteve demokratike perendimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, hapja e bisedimeve aderuese për në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, anëtarësimi jonë në NATO dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, bashkë me sundimin e së drejtës në vendet tona, janë sfidat para nesh.

Të gjithë ne që ndajmë vlerat e njejta dhe kemi synim identik për barazi, drejtësi dhe integrim euroatlantik të vendeve tona, duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin duke ia zgjatur dorën fqiut gjatë këtij rrugëtimi.

Duke kujtuar dëshmorët ndër dekada, martirët, veteranët, veprimtarët, patriotët, uroj të qytetarët për këtë të arritur monumentale.

Shpreh mirënjohjen time edhe ndaj aleatëve tanë që qëndruan mbështetës ndaj së drejtës dhe në

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera