Lajme

Ali Ahmeti me veteranë të UÇK-së feston me këngë të Ilir Shaqirit e me çifteli në Kuvendin e RMV

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 28 January 2024

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ish-kreun e saj dhe kryetarin e partisë më të madhe shqiptare atje, Ali Ahmeti, ndodhen tashmë në Kuvend, aty ku Talat Xhaferi, ish-komandant, pas pak do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar, raporton Gazeta Express.

Zëvendëskryeministri dhe zyrtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se dëshiron “t’i ndajë emocionet” duke u lajmëruar drejtpërdrejt në Facebook nga ambientet e Kuvendit maqedonas, ku u dëgjuan këngë të Ilir Shaqirit e këngë të tjera shqip. Ahmeti u duk shumë i lumtur, teksa ia mori këngës edhe vetë.

“Urime të gjithë shqiptarëve. Është ngjarje e madhe sigurisht. Te të gjithë të i kam takuar deri më tani, shkëlqejnë sytë te të gjithë, ministrat e deputetëve”, tha Ali Ahmeti.

-Advertisement-

“Dhe nuk është sukses i vogël. Për një çerek-shekulli, shqiptarët arrijnë majat e institucioneve dhe drejtimin e shtetit. Me simbole kombëtare, me universitete…”, tha ai.

“T’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh që kjo do të ndodh, të gjithë kishin thënë duhet në trajtim dhe terapi neuro-psikiatrike me e çu sepse s’është në rregull”.

Paraprakisht, Grubi hyri në sallën e Kuvendit dhe tregoi karrigen ku do të uet kryeministri i parë shqiptar në RMV, Talat Xhaferi.

“Kjo do të jetë karrigia ku do të ulet Talat Xhaferi”, tregoi Grubi.

“Të gjitha fytyrat janë të qeshura në Kuvend. Ndoshta vetëm opozita jo. Uroj që deputetët e opozitës të votojnë për kryeministrin e parë shqiptar”, tha Grubi.

Pas pak, deputetët e Maqedonisë së Veriut pritet ta zgjedhin qeverinë teknike me në krye Talat Xhaferin. Kjo qeveri do të jenë në detyrë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera