Auto&Tech

Alfa Romeo mund të ndalë prodhimin e këtyre dy modeleve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 10 May 2017
Kompania italiane e automobilave Alfa Romeo, ka nisur të ndryshojë mendim sa i përket fokusimit të saj në tregun evropian.

Alfa Romeo Giulietta dhe MiTo mund të mos kenë më pasardhës, modele këto që ishin mjaft të shitura në Evropë. Por, krerët e kompanisë tani po mendojnë të prodhojnë modele të reja dhe të konkurrojnë edhe në tregun botëror, njofton Lajmi.net.

Shumë fansa të brendit italian janë hidhëruar me këtë vendim të kompanisë, pasi dëshirojnë të shohin gjeneratën e re të Guilietta dhe MiTo.

“Kompania aktualisht është shumë më e fokusuar në shitjen globale të automobilave të saj, se sa në tregun evropian, ndërsa dihet se modelet Giulietta dhe MiTo kanë qenë të dedikuara vetëm në Evropë”, u shpreh drejtori i Alfa-s, Reid Bigland për Autocar.

-Advertisement-

Modeli aktual Giulietta është paraqitur në vitin 2009 dhe në rast se kompania vendos që ta prodhojë modelin e ri të saj, atëherë kjo makinë do të jetë shumë moderne. Ndërsa për modelin MiTo më herët ishte thënë se nuk do të ketë pasues.

0000514aef79-fb57-4906-8 alfa-romeo-giulietta_100307185_l

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera