Alcacer i dhuron fitore spektakolare Dortmundit ndaj Augsburgut

Autori: Gazeta inFokus
18:19 | 06 October 2018
Sulmuesi i huazuar nga Barcelona, Paco Alcacer, ka bërë një paraqitje të paharrueshme duke ia dhuruar Borussia Dortmundit një fitore dramatike 4-3 ndaj Augsburgut në “Signal Iduna Park” të shtunën pasdite.
Tre golat e tij të vonshëm, dhe pasi ishte futur në lojë nga stoli, kanë bërë që Dortmundi ta përmbysë Augsburgun tri herë dhe t’ia dalë t’i rrëmbejë tri pikë të plota në mënyrën më të jashtëzakonshme që ka mundur ta bëjë, raporton Gazeta Express.
Vizitorët udhëhoqën dy herë dhe një herë tjetër e barazuan rezultatin në sekondat e fundit të kohës së rregullt, por Alcacer pati një natë për të mos e harruar kurrë, duke e barazuar rezultatin dy herë para se ta shënonte golin e fitoren në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Augsburgu kaloi në epërsi pas 22 minutave lojë falë Finnbogasonit, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Paco zëvendësoi Philippin kur akrepat shënonin një orë lojë në “Signal Iduna Park”. Vetëm tre minuta më vonë, spanjolli e barazoi rezultatin në 1-1.
Saktësisht gjysmë ore para fundit, Augsburgu e ktheu epërsinë, duke e bërë Pacon të përgjigjej me të njëjtën monedhë si më parë. Paco realizoi sërish 10 minuta para fundit.
Mario Gotze më pas përmbysi gjithçka dhe e kaloi Dortmundin në epërsi 3-2, në minutën e 84-të, vetëm shtatë minuta pasi që ishte futur në lojë.
Drama vazhdoi me Gregoritsch, i cili e barazoi rezultatin për herë të parë për Augsburgun në këtë takim në minutën e 87-të.
Mbi 81 spektatorë i çmendi spanjolli Paco, i cili shënoi në minutën e gjashtë shtesë, duke i vënë kapakun një ndeshjeje dramatikë të futbollit në Dortmund.
Dortmundi mbetet skuadër e pamposhtur dhe tani ka 17 pikë në vendin e parë, tri më shumë se Werder në vendin e dytë dhe katër më shumë se Bayern Munich në vendin e katërt.

Të tjera
-
Veç në rajonin e Pejës u arrestuan 61 persona për një muaj, kërkoheshin nga gjykatat
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit maj 2025, në rajonin e Pejës ja...
-
Hoxha kritikon LVV-në: Fakulteti i Arkitekturës po përdoret për aktivitetet partiake
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj ...
-
22-vjeçarit nga Prishtina, policia në Kukës ia gjen mbi 14 mijë euro të padeklaruara
Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin ...
-
Uta Ibrahimi i prinë grupit të Ambasadës gjermane e KFOR-it për ngjitje në Malet e Sharrit, për shkaqe sigurie s’shkojnë deri në majë
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it ...
-
Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të sta...
-
Audia përfundon në fushën me misër, policia e gjenë shoferin duke fjetur
Në Umpferstedt të Gjermanisë një shofer ka përfunduar me veturën e tij në fus...
-
SPAK heton 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje
Prokuroria e posaçme në Shqipëri po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime t...
-
Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim të grave të kësaj partie të m...
-
Rafuna: Dalja në treg të lirë do të ketë efekte negative në ekonomi dhe te qytetarët
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna sot në një konferencë për...
-
Cakolli pas dështimit të seancës: Për deputetët nuk është problem, sepse sot erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuve...
-
Bedri Hamza uron Kadri Veselin për ditëlindje: Po afron dita e lirimit, shumë shpejt do të festojmë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e ...
-
Fshati Bukosh i Vushtrrisë mbetet pa ujë, pëlcet gypi furnizues
Fshati Bukosh i Vushtrrisë ka mbetur pa ujë, për shkak të pëlcitjes së gypit ...