Albulena Haxhiu për Ukshin Hotin: Serbia duhet të tregojë, ku është Ukshin Hoti, dhe çfarë ka ndodhur me të?!
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 16 May 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 23-vjetorin e zhdukjes së intelektualit Ukshin Hoti, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Serbia duhet të tregojë se ku është Ukshin Hoti dhe cfarë ka ndodhur me të.
“Ukshin Hoti do të kujtohet përherë si shembull i intelektualit atdhedashës. Përkushtimi i tij plot zell në thellim të dijeve filozofike dhe politike ishte i gërshetuar me entuziazmin e tij të pamatshëm atdhetar për çlirim të vendit. Nga një studiues në Chicago, Harvard dhe Washington, Ukshin Hoti kthehet në Prishtinë, për tu përfshirë në demonstratat studentore të vitit 1981, për tu arrestuar dhe dënuar më pas me 9 vite burg. Pas lirimit të tij nga burgu, regjimi serb ia pamundësuan lëvizjen jashtë vendit, por nuk e ndalën së organizuari për brenda lëvizjes për çlirim”, ka shkruar Haxhiu.
Po ashtu ajo ka shtuar se kujtimi për të nuk i përket një kujtimi të së kaluarës, por një rikujtim drejt të ardhmes.
Ukshin Hoti, saktësisht 23 vite më parë, do të duhej të lirohej, nga ku u nda me shokët e burgosur, për të mos u parë kurrë më, për të mos u dëgjuar asgjë rreth fatit të tij. Serbia duhet të tregojë, ku është Ukshin Hoti, dhe çfarë ka ndodhur me të?! Kujtimi për të nuk i përket një kujtimi të së kaluarës, por një rikujtim drejt të ardhmes. Ukshin ka trasuar një rrugë ndaj të cilës sa herë kthehemi tek ai, kuptojmë dhe mësojmë më shumë drejt veprimit politik e kombëtar të së ardhmes”, thuhet tutje në postim./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi në Begaj: Nisëm rrugën e ndryshimit për shtetin tonë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numri...
-
Bedri Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e...
-
Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit
Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi t...
-
Treni godet një veturë në Zahaq të Pejës (PAMJE)
Një aksident ka ndodhur në Zahaq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Sipas pamjev...
-
Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga ...
-
Shenoll Muharremi bën thirrje : Votoni gratë për shoqëri me mundësi të barabarta dhe integritet
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka bërë një thirrje për të...
-
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që e...
-
Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...