Lajme

Albulena Haxhiu nuk ndalet, shkarkon edhe një drejtor

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 02 December 2021

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Florent Gashi, duke thënë se vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë.

“Vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë, ata i kanë arsyet në vendim”, tha Gashi.

-Advertisement-

Ky vendim i marrë gjatë ditës së sotme, është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në këtë vendim është treguar se pse është shkarkuar Iberdemaj.

Ai është shkarkuar për arsye se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M., nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për daljen dhe përcjelljen e personave të burgosur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera