Lajme

Albulena Haxhiu me një porosi të fuqishme ndaj koalicionit PAN!

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 07 August 2017

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kritikuar kërkesat e koalicionit PAN.

Sipas Haxhiut, PAN fillimisht thanë se i kanë votat pastaj jo, më pas Enver Hoxhaj kërkoi pauzë e më koalicioni PAN nuk u kthyen në Kuvend.

“Bllokuesit duhet t’i kthehen seancave në Kuvend. Për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë, konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet sa më parë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

“Koalicioni PAN, ndonëse thonin se i kanë votat, u vonuan dy orë në seancën konstituive të 3 gushtit. Kur erdhen pas dy orësh, i kërkuan edhe dy orë të tjera. Enver Hoxhaj me një fjalë tha “ndoshta pas drekës ndryshojnë gjërat”!

Pas dy orësh, nuk u kthyen më. Nuk erdhen as të premten, në vazhdimin e seancës konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, i ka të drejtat e plota për të thirrur seancën konstituive, kurëdo që ai e konsideron të nevojshme dhe arsyeshme. S’ka asnjë obligim karshi kërkesave për takime konsultative.

Bllokuesit duhet t’i kthehen seancave në Kuvend. Për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë, konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet sa më parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera