Lajme

Albulena Haxhiu fton prokurorin e shtetit të veprojë menjëherë për ngritjen e çmimeve

Autori: Ermirë Berisha 17:06 | 10 March 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar prokurorin e shtetit që të veprojë menjëherë kundër abuzuesve që po përfitojnë nga ngritja e çmimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se qytetarët e Kosovës po dëmtohen jashtëzakonisht shumë nga ngritja enorme e çmimeve të larta.

“Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera