Sport

Albini e dërgon Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 05 February 2018

Kosova përherë të parë do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, dhe kjo falë skitarit Albin Tahiri, i cili ka siguruar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme, shkruan infokusi.

Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën. Ai synon që të bëjë një paraqitje të denjë në këto Lojëra Olimpike.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike edhe në disiplinat tjera si: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (downhill).

-Advertisement-

Lojërat Olimpike Dimërore ‘LOD PyeongChang 2018’ mbahen prej 9-26 shkurt. /INFOKUSI.COM

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera