Lajme

Albin Kurti zbulon detaje nga takimet e ditës së dytë në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 30 April 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka përfunduar vizitat në Bruksel, ku ishte së bashku me zëvendësministrin Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti përmes një postimi në ka bërë të ditur më shumë rreth takimeve që kanë pasur atje.

Lajm i mirë për kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi

-Advertisement-

“Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ku na priti Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Jens Stoltenberg me bashkëpunëtorët e tij. Më pas u rikthyem në Komisionin Evropian për tri takime të ndara: me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë z. Josep Borrell me të cilin pata edhe një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për medie, për të vazhduar me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Olivér Várhelyi, dhe, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa theksoi rëndësinë e historisë në politikë, të barazisë në dialog, të reformave në qeverisje dhe të BE-së si vlerë. /Gazeta inFokus/

Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës…

Posted by Albin Kurti on E premte, 30 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera