Lajme

Albin Kurti vjen me strategji të re për energjetikën

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 18 November 2021

Qeveria e Kosovës ka prezantuar grupin punues për Strategji të Energjisë 2022-2031, me ç’rast kryeministri Albin Kurti ka thënë se sektori i energjisë është sektori prioritar për Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se gjatë 20 viteve të fundit në vend nuk ka pasur asnjë vendim në të mirë për qytetarët në këtë sektor, prandaj siç u shpreh ai me anë të kësaj strategjie do të sigurohet furnizim i rregullt të energjisë për amvisëri ashtu edhe për biznese, për të pasur zhvillim ekonomik dhe punësim.

Me këtë strategji të energjisë, Kurti tha se prioritet do të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë.

-Advertisement-

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se me këtë strategji dhjetë vjeçare do të ketë rol në tranzicionin energjetik për dekarbonizim dhe energji të pastër.

Pjesë e hartimit të kësaj strategjie, përveç ekspertëve të fushës do të jenë edhe ata nga shoqëria civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera