Lajme

Albin Kurti thotë që LDK nuk bëri koalicion me VV-në nga frika prej PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 16 September 2019

Menjëherë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të vendit, partitë politike patën filluar të bëheshin gati për zgjedhje të parakohshme.

Kështu, filluan bisedat edhe për ndërtim të koalicioneve parazgjedhore.

E nga më të përfolurit ishte aj në mes të deri atëherë dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes, gjë që në fund nuk u realizua, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, në televizionin 7 edhe tregoi arsyen pse sipas tij, nuk ndodhi bashkimi para zgjedhjeve.

“Unë kisha optimizëm të shkonim para, por dëshira e tyre që të vijnë me neve, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK’së”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera