Lajme

Albin Kurti shkruan për Astrit Deharin, nuk e përmend askund vrạsjen siç bënte më parë

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 05 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë disa pamje nga homazhet tek varri dhe vizita e tij në shtëpinë e Astrit Deharit në 8 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Kurti i cili më rastin nuk po e përmend si vrasje siç e cilësonte në të kaluarën, ka thënë se edhe pas 8 vitesh nuk ka zbardhje të këtij rasti që ishte një goditje e rëndë për studentët në atë kohë dhe për Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot u mbushën tetë vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën”, ka thënë kryeministrit.

-Advertisement-

Kurti ka përsëritur se janë të gatshëm të ndihmojnë prokurorinë me çdo gjë që është e nevojshme për zbardhjen e rastit Dehari. Mirëpo pavarësisht se u bënë afro katër vite që qeveria Kurti është në pushtet ky rast ende nuk është zbardhur.

“Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje VETËVENDOSJE!, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij. Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptar, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!.  Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkruan Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera