Albin Kurti përkujton aleatin e Bashkimit Sovjetik të cilin e luftuan SHBA-të
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 12 September 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka përkujtuar ish-presidentin e Kilit, Salvador Allende në 50-vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë Allende vdiq heroikisht nga një grusht shtet që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve.
“Sot ne nderojmë Salvador Allende, i cili vdiq heroikisht 50 vjet më parë në një grusht shteti brutal që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve. Të zhdukurit përfaqësojnë trashëgiminë e tmerrshme të botës, por edhe detyrën solemne – që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i afruar ata që lanë pas”, ka shkruar Kurti.
Today we honor fmr 🇨🇱 President Salvador Allende, who died heroically 50 yrs ago in a brutal coup leading to the disappearance of thousands. The disappeared represent the world's terrible legacy but also its solemn duty—to do all we can to bring closure to those they left behind. pic.twitter.com/XkzkYN60WR
— Albin Kurti (@albinkurti) September 11, 2023
Allende ishte president i një prej shteteve të Amerikës Latine që pas Luftës së Dytë Botërore e deri në vitet 1990 mbështetej nga regjimi komunist i Bashkimit Sovjetik, regjim ky që luftohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Salvador Allende ishte një politikan i cili ndoqi një linjë politike të majtë dhe ishte një kritik i ndikimit të fuqive të mëdha perëndimore në Amerikën Latine. Ai pati lidhje dhe bashkëpunim me vende të tjera me orientim socialist dhe komunist në botë, si Kuba dhe atëherë Bashkimi Sovjetik. Disa vlerësojnë që ai ka ndihmuar në zgjerimin e ndikimit të lëvizjeve të majta në Amerikën Latine, ndërsa të tjerë e kritikojnë për këtë arsye dhe për shkak të politikave të tij të ndryshimit shoqëror dhe ekonomik që konsideroheshin të kundërshtuara nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore.
Kujtojmë se i pari i qeverisë, Albin Kurti, kohëve të fundit ka marrë akuza të ashpra nga opozita për prishje të aleancave me SHBA-të./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tërmet në Shkup
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ...
-
Demhasaj: Në Lloqan dhe Pbërgjë u nderuam me mbështetje masive për të ardhmen
Kandidati i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, po ...
-
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan. Rastin...
-
Ramush Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë, s’ka me pasë më rritje
Kandidati për kryeministër në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradina...
-
Për 7 ditë në këmbë nga Greqia në Kosovë, Beqiraj e tregon momentin kur pati ujqër afër
Bestar Beqiraj ka treguar eksperiencën e tij shtatë ditore nga Greqia për në ...
-
Lushtaku: Lagja IV, Runiku e Syrigana të bashkuar për fitoren e PDK-së
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Ganimete Musliu takon familjen e komandantit Gani Imeri, i cili ndërroi jetë para disa muajsh
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është takuar me ...
-
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Përvoja e emisarit të ri për dialogun ndihmon në avancimin e marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të...
-
Rrëzohet avioni mjekësor me gjashtë persona në bord, bie mbi vetura e shtëpi në Filadelfia
Një aeroplan i vogël transporti mjekësor është rrëzuar në një zonë të banuar ...
-
Mërgim Lushtaku: Mazgiti i Obiliqit mbrëmë tregoi se është 100% i bindur se Kosova mundet ma mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar mbrëm...
-
Bedri Hamza: Pas 9 shkurtit, do ta kemi një qeveri që punon dhe mban fjalën
Bedri Hamza e ka publikuar një video të re, me të cilën paralajmëron një stan...
-
Për 24-orë 66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. ...