Albin Kurti nuk udhëton për në SHBA fare këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 04 December 2021
Plani i Kurtit për të shkuar në Amerikë gjatë muajit nëntor mbeti vetëm synim. Para 70 ditëve, kryeministri Kurti u pati treguar deputetëve në Kuvend se planifikon që në nëntor të udhëtojë drejt SHBA-së, gjë e cila nuk ndodhi.
Për vizitën e tij në SHBA gjatë muajit nëntor, Kurti u kishte treguar deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. E kjo erdhi pasi deputetët opozitarë e pyetën Kurtin pse nuk shkoi në Asamblenë e Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Megjithkëtë, Kurti nuk do të udhëtojë për në SHBA këtë vit.
Në një përgjigje për T7, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ky takim është shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm.
“Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Uashingtonin”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.
Të tjera
-
Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si K...
-
Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
Policia ka njoftuar se nusja ka rrahur vjehrrën në Prishtinë. Viktima ka p...
-
Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Gjatë mëngjesit te sotëm ka ndodhur një aksident mjaft i rënd trafiku, ku dy ...
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...
-
Aksion i madh kundër fajdes në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhv...
-
Mbi 19 mijë maturantë sot i nënshtrohen testit kombëtar
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. ...
-
Gati 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës po tregon seriozitetin e saj me shifrat e larta të gjobave ...
-
Arrestohet një turk në Vërmicë, tentoi ta korruptojë policin me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pik...
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...