Lajme

Albin Kurti nuk heqë dorë që mërgata të votojë në Ambasada e Konsullata

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 12 May 2021

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në plan programin 2021-2025 ka bërë të ditur se nuk do të ndalet për ndryshimin e ligjit që mërgimtarët të votojnë në konsullata, shkruan Gazeta inFokus.

Qeveria ka theksuar se do t’i japin fund injorimit dhe manipulimit të votës.

Po ashtu thuhet se do të krijohen mundësi praktike për lehtësimin e votimit.

-Advertisement-

“Ne do t’i japim fund dukurisë së deritanishme të injorimit dhe manipulimit të votës së mërgatës. Do të krijohen mundësi praktike për të lehtësuar votimin duke e mundësuar atë në konsullata dhe ambasada, konform asaj se çfarë nënkuptojmë kur flasim për demokraci, të drejta të barabarta për të gjithë dhe duke u bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera evropiane. Kohët e bllokadës ose keqpërdorimit të mërgatës dhe diasporës nga ana e institucioneve shtetërore do t’i takojnë përfundimisht të kaluarës”, thuhet në programin e publikuar.

Kuvendi pati mbajtur seancë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje ku iu mundësohet mërgatës që të votojë nga Ambasat dhe Konsullatat, por ky ligj nuk kaloi në shqyrtim. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera