Lajme

Albin Kurti “nisë fushatën” në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 19 May 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin  Kurti duket se nuk e ka ndërmend të pres vendimin përfundimtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ai po bëhet gati për atë çfarë vazhdimisht ka deklaruar, zgjedhjet e parakohshme.

Gjykata Kushtetuese deri në fund të muajit maj do të dalë me vendimin për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit lidhur me mandatarin për qeverinë e re, që në njëfarë forme vendosë nëse duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo të formohet qeveria e re.

Vendimi pritet që të publikohet me 29 maj e ndërkohë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po viziton pothuajse çdo ditë bizneset si në fushatë parazgjedhore.

-Advertisement-

Në agjendën e Kurtit për ditën e martë parashikohet që ai së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të vizitojë kompaninë “Proton Cable”, si dhe Qumështoren “Sharri” në Prizren.

Kreu i ekzekutivit thuajse cdo ditë është duke realizuar vizita të ndryshme në terren. Të martën Kurti ka vizituar  Autoritetin e Aviacionit Civil, ndërsa ditë më parë Postën e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Qeveria Kurti u rrëzua me 25 mars me mocionin e votë besimit i cili i iniciua nga partneri bashkëqeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës pas mospajtimeve që kishin gjatë kohës edhe pse të shkurtë në bashkëqeverisje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera