Lajme

Albin Kurti: Kosova nuk është në ditët e saj më të mira

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 17 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me anë të një video mesazhi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

“Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti.

-Advertisement-

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi./Gazeta inFokus/

Kjo është video e plotë e Kryeministrit Kurti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera