Lajme

Albin Kurti flet për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel: Jam tronditur…

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 28 March 2023

Kryeministri Albin Kurti në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ka folur edhe për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në Top Channel, kur u sulmua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.

Kurti i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe e cilëson këtë akt si të rëndë.

Albin Kurti: Unë u trondita kur mora vesh këtë lajm të hidhur. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, familjes Kola, të gjithë juve kolegëve të tij në Top Channel dhe qytetarëve mbarë për shkak se një sulm i tillë i tmerrshëm është i papranueshëm dhe duhet që të zbardhet sa më parë dhe vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë, nga policia dhe drejtësia në Shqipëri. Është një rast i rëndë meqenëse bëhet fjalë për një punëtor në shërbim të njoftimit të qytetarëve, informimit të njerëzve, pra të njërës prej lirive themelore që duhet të gëzojë gjithsecili në republikë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera