Albin Kurti e kritikon “pa hatërmbetje” BE’në: Shprehja “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor” tregon mungesë vetëbesimi
Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 02 October 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin ‘The Observer’, gazetë kjo simotër me prestigjiozen ‘The Guardian’, ka kritikuar “pa hatërmbetje” Bashkimin Europian karshi qasjes ndaj gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Më pëlqen BE -ja për vlerat që ka, por kam një kritikë saj, kritikë pa hidhërim, sepse dua që BE -ja të përmirësohet dhe të mos shpërbëhet”, deklaroi ai.
“Arsyeja pse nuk mund të jem i hidhëruar nga BE’ja është për shkak të mungesës së besimit që BE -ja ka tek ne gjashtë të Ballkanit Perëndimor ’është një shprehje e mungesës së vetëbesimit në vetvete. Nuk është se ata na urrejnë, por nuk i besojnë sa duhet vetes”, deklaroi tutje i pari i ekzekutivit për mediumin britanik.
Ai e ka parë mendësinë e Serbisë si problematike në zgjidhjet e problemit përbrenda Ballkanit. Sipas Kurtit, Serbia provon t’i kontrollojë ose zhbëjë shtetet fqinje.
“Në ditët e sotme, pak a shumë, Serbia nuk i njeh fqinjët e saj që nuk janë pjesë e BE’së. Qëndrimi i Beogradit është se Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të përkohshme që Serbia duhet t’i kontrollojë ose t’i zhbëjë”, ka deklaruar ai.
“Të gjitha zgjidhjet varen më pak nga imagjinata dhe krijimtaria dhe më shumë nga gatishmëria për të ndryshuar këtë mendim, këtë bindje të Serbisë, se shtetet fqinje nuk janë shtete të vërteta”, ka theksuar më tej kryeministri.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...