Lajme

Albin Kurti e Isa Mustafa takohen sot – a do të nënshkruhet koalicioni?

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 02 December 2019

Vetëvendosje doli e para e LDK e dyta.

Kështu edhe para, por edhe pas zgjedhjeve, të dy këto deri tash parti opozitare kanë mbajtur disa takime radhazi, shkruan gazeta inFokus.

Kjo për të arritur një koalicion mes tyre e të formojnë qeverinë e re.

-Advertisement-

Deri tash kjo nuk është arritur, por në takimin e kaluar, të para disa ditëve, u tha që kanë harmonizuar komplet programin e tyre, shkruan gazeta inFokus.

E i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti, këtë të hënë do të takohet me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, e që si duket do të jetë takimi i fundit për të bërë koalicionin.

Kjo ngase në këtë takim pritet edhe të nënshkruhet marrëveshja.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, takimi do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës nga ora 14:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera