Albin Kurti e Hajrulla Çeku vizitojnë shtëpinë e Salë e Hamit Jasharit
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 22 January 2022
Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku kanë vizituar edhe punimet që po bëhen tek Kullat e Jasharajve.
Kurti me kabinetin qeveritar vizituan edhe familjen Jashari në 24-vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe që ndodhi ndaj kësaj familje, e më pas ata vazhduan ecjen edhe tek shtëpia e Hamit e Salë Jasharit.
Aty para mediave ministri Çeku tregoi se janë në pritje të masterplanit e që më pas të shpallin edhe konkursin ndërkombëtar për projektit në këtë kompleks.
“Jemi ën pritje të masterplanit, projektit përfundimtar të cilin do ta shpallim si konkurs ndërkombëtar dhe besoj që ndërhyrjet përfundimtare jo vetëm në këtë kullë por në gjithë kompleksin do të ndodhin me projektin, masterplanin që është pjesë e komitetit për kompleksin memorial. Deri atëherë kemi dashur të sigurohemi që këto struktura qëndrojnë dhe nuk bien”, tha ai para medieve.
Për intervenimet në këtë kompleks foli edhe profesori Naser Kabashi, duke theksuar edhe nevojën e ndërhyrjes emergjente në shtëpinë e Hamit e Salë Jasharit.
“Jemi sot këtu që të japim sqarime lidhur me projektin dhe arsyeshmërinë e këtij projekti. Në kuadër të këtij kompleksi, në kuadër të pesë objekteve bazike është zgjedhur ky objekt si më i dëmtuar dhe i cili ka një kërkesë emergjente që të ruhet stabiliteti sepse po e shihni se gjendja është jo e mirë dhe në çdo moment mund të priten dëmtime të paparashikuar. Ky projekt është emergjent i cili ka për detyrë ta ruaj strukturën për një kohë të caktuar. Nëse me pyesni sa është ajo kohë e caktuar, orientimisht dëshira ime është që të mos kaloj dy vite e intervenimit komplet që duhet të bëhet në gjithë kompleksin”, tha profesor Kabashi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...