Lajme

Albin Kurti dhe tre deputet të VV-së nuk regjistrohen si deputet, kjo është arsyeja!

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 28 July 2017

Albin Kurti së bashku me tre deputet të LVV-së, Liburn Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli, kanë vendosur të mos regjistrohen si deputet në Kuvendin e Kosovës deri javën e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes përmes një statusi në Facebook.

“Deputetët z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale”, ka shkruar Hoti në Facebook.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i Shkodran Hotit: 

“Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV’ja.

Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshatshme për deputetin.

Regjistrimi i deputetit nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimi në holl të kuvendit).

Deputetët z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale.

Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera