Lajme

Albin Kuri flet pas kërcënimin që iu bë dje

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 28 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për kërcënimin që iu bë një ditë më parë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një konferencë për media ku bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po shpaloste operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës 2.4 Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka treguar nëse ndihet i kërcënuar.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time. Organet sigurisë janë mekanizmat e shtetit që bëjnë vlerësimin kur ngjajnë kërcënime në rrjete sociale të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek. Fizikisht është e pamundur për mua të merrem me kërcënime ndaj fizikut tim”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Të mërkurën para shtëpisë së Albin Kurtit ishte rritur niveli i forcave të sigurisë për dallim të ditëve të tjera pas alarmit për kërcënim ndaj Kurtit.

Kërcënim ndaj kryeministrit iu bë në rrjetin social Facebook.

M.M. ka shkruar në grupin “Shes Blej Gjithçka” se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ket mashtrus dhe zhvats i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhter dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij. e që doli se arsyeja e rritjes së forace. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera