Lajme

Albert Krasniqi: Nuk konsumohet raundi i parë nëse nuk ka 80 vota në kuti

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 03 April 2021

Albert Krasniqi nga KDI, ka sqaruar procedurën se si procedohet me votimin e zgjedhjes së presidentit i cili edhe ka treguar se tashmë kanë filluar të rrjedhin afatet dhe se afati i fundit për këtë është data 5 maj, shkruan Gazeta Infokus.

“Nëse nuk ka 80 vota në kuti nuk konsumohet as raundi i parë sepse nuk ka kuorum dhe kjo procedurë duhet të përsëritet deri sa të ketë 80 vota në kuti. Nëse nuk arrihen 80 votat në kuti deri me 5 maj, atëherë shpërbëhet dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse konsumohet raundi i parë dhe i dytë, pra sigurohen 80 vota në kuti, por presidenti nuk i merr votat e nevojshme, atëherë shkohet në raundin e tretë, ku duhet të jenë në sallë së paku 80 deputetë dhe të votojnë për, së paku 61 deputetë, në të kundërt sërish me 5 maj shpërbëhet kuvendi dhe shkohet në zgjedhje”, ka sqaruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se 5 maji është afati i fundit kur duhet të zgjedhet presidenti, ngase vendi është në post vakant të presidentit dhe nuk vlenë neni 65.2 i Kushtetutrës së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera