Sport

Albert Bunjaku kujton momentin qesharak me makaronat e Etrit Berishës

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 October 2017

Albert Bunjaku është larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, pas fushatës eliminatore të Kampionatit Evropian ‘Rusi 2018’.
Bunjaku për nëntë vite e ka drejtuar Kosovën derisa në një intervistë për emisionin ‘2 me 1’ në RTV 21 ka treguar vuajtjet në kohën kur e ka tubuar Kosovën sa nuk ka qenë e pranuar në UEFA e FIFA.

“Më kujtohet në ndeshje me Renovën, derisa ishim të tubuar në Hotelin Grand në Prishtinë, portieri Etrit Berisha pasi që i konsumoi disa makarona, porositi edhe një pjatë”.

“Kamerieri i tha jo, kaq mund të hash pasi që kështu është e porositur menyja. Ka qenë shumë vështirë në atë kohë. Sot jemi në situatë tjetër”, deklaroi trajneri kosovar.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy