Sport

Albert Bunjaki: Ky është posti im i mundshëm në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 07 November 2017

Albert Bunjaki, ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për IndeksOnline, për të ardhmen dhe miqësoren e 13 nëntorit kundër Letonisë.

Bunjaki thotë se është duke biseduar me Presidentin e Federatës, Fadil Vokrri për mundësinë e të qenit drejtor i reprezentacioneve të Kosovës.

“Jo akoma nuk ka diçka të re për të ardhmen! Deri në fund të vitit pres të diskutoj përfundimisht me kryetarin Fadil Vokrri për postin e drejtorit të reprezentacioneve. Po ashtu ka pasur lëvizje edhe nga disa klube, por nuk do ngutem nga se për mua është me rëndësi të jetë një projekt afatgjatë dhe ku unë ndjej vetën që kam lirinë e punës dhe mundësinë e zhvillimit”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.

-Advertisement-

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen Kosova – Letoni që zhvillohet në “Adem Jashari” më 13 nëntor.

“Mu më vjen mirë që kjo lojë miqësore pas 18 muajve më në fund u realizua, por kjo po ashtu paraqet një epokë të re. Ku pritet sa më shpejtë të vijë selektori i ri dhe natyrisht të filloj me projektin e tij”, shtoi ish-trajneri i Kosovës.

Kujtojmë se Bunjaki ishte menaxher deri në fund të eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera