Rozë

Albërija vazhdon të sjellë fotografi atraktive të së bijës, Anxhelinës

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 26 June 2018

Javë më parë, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj u bë e përfolur në media për shkak të disa fotografive atraktive të cilat ia kishte realizuar të bijës së saj, këngëtares Anxhelina Hadërgjonaj.

Me shaka, ajo kishte shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ka filluar të bëhet fotografe, dhe fotosesionin e parë e kishte nisur me Anxhelinën, duke ia realizuar disa fotografi ‘të nxehta’.

-Advertisement-

Së fundmi, Albërija ka marrë sërish aparatin në duar për t’i realizuar disa fotografi të reja Anxhelinës.

Kësaj here, e vogla Hadërgjonaj shfaqet mjaft atraktive e veshur në një veshje sportive blu, teksa vë në pah format trupore.

“Ata më quajnë nëna e brekve”, ka shkruar Anxhelina në njërën prej fotografive.

Ndërkohë e ëma, Albërija ka shpërndarë këtë fotografi të së bijës duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Nëse të kam ty pranë, mund të bëjë gjithçka”.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre të shumtë. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera