Albena Reshitaj kundërshton masën anti-Covid për shtetasit e huaj, ka një propozim për qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 27 January 2022
Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, e ka kundërshtuar vendimin e qeverisë Kurti, ku shtetasve të huaj u kërkohen tri doza të vaksinës për të hyrë në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.
Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për situatën me pandemi, i ka propozuar qeverisë që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.
Sipas saj po të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit, tashmë vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.
“Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bëhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës që do thotë edhe me dozën e tretë mund të bëhesh bartës i infeksionit. Ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë. Prandaj, unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë. Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha Reshitaj.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë vdekur 6 persona, kurse janë regjistruar edhe 3.917 raste të reja me Covid-19./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Limaj prezanton edhe një kandidat për deputet, është një ish-Ministër
Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, është prezantuar si kandidat për de...
-
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të ci...
-
‘Dha 200 mijë euro për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit’, rinia e LDK-së bën kallëzim penal për ministrin Peci dhe deputeten
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli së bashku me kryetari...
-
Djali rrịhet nga disa nxënës, babai i lajmëron në polici
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij ishte rrahu...
-
Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryem...
-
Vendosen posterë me flamurin serb në veri
Në komunat në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm janë shfaqur postera me flamu...
-
Murati thotë se arkat fiskale po bëhen digjitale: Biznesi duhet të ketë vetëm një kompjuter dhe një printer termik
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digj...
-
Aktakuzë për krịme lụfte në Panorc të Malishevës
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore ...
-
SBASHK-u me akuza të ashpra ndaj qeverisë: Po shpërblehen ata që ishin me pushtuesin serb, po ndëshkohen ata që ishin me Republikën e Kosovës
Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka lëshuar një komunikatë...
-
Pas deklaratës së Kurtit, BDI shpërndan përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV
Bashkimi Demokratik për Integrim, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ka shpërndarë ...
-
Prishtinë: Arrestohet i dyshuari që kërkohej me urdhëresë të gjykatës
Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë t...
-
21 vjeçari nga Malisheva që vdiq në aksident në Itali varroset sot
21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, që vdiq në një aksident në Itali javë...