Rozë

Albatriti tregoi si i “ra mësysh” nuses

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 04 March 2018

Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi ishte i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, në RTV 21, ku foli për realizimin e videoklipit të ri, “Nuk muj me ta fal”.

Ndonëse kënga është publikuar muaj më parë dhe u prezantua në xhirimet e Vitit të Ri, Albatriti tregoi se e finalizoi edhe me videoklip për shkak të kërkesave të fansave.

Por, Albatriti foli edhe për jetën e tij private, përkatësisht për gruan e tij Egzonën. Ai e tregoi edhe një moment komik gjatë përditshmërisë së tyre, kur Egzona tentoi të këndonte dhe kishte kapur dy nota mirë, por në momentin që Albatriti e kishte lavdëruar të nesërmen ajo kishte humbur zërin.

-Advertisement-

“I thash ja ke nis me u mësuar shumë mirë, e ditën e nesërme iu shterp zëni, edhe përnjëmend e ka zënin e shterrp, thash të rrash mësysh…e po dëshiron me na marr punën…leje i thash se nuk ke lidhje me këtë punë ma mirë tesha edhe vetulla”, tha ndër tjerash Albatriti.

Ai po ashtu foli edhe për nënë e vajzën e tij, për të cilën shprehu ndjenjat si asnjëherë më parë. Albatriti tha se tani vajza është bërë motivi i punës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera