Lajme

Alarmon mjeku shqiptar: Po fshihet numri i rasteve me coronavirus, kemi deri në 1000 të infektuar në ditë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 05 August 2020

Mjeku Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik foli se si po menaxhohet situata e Covid-19 në Shqipëri.

Sipas tij Ministria e Shëndetësisë nuk po e menaxhon si duhet pandeminë në vend, ndërkohë që beson se numri i të infektuarve është 9 herë më i lartë.

“Flasim për një situatë të dalë jashtë kontrollit. Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2. Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj. Unë e kam përshëndetur vendimin që të mos futej mjeku i familjes që në muajin mars, sepse nuk kishte masa mbrojtëse dhe do të ishte një gabim i pafalshëm. Unë kam rekomanduar edhe për përdorimin e një telemjekësie në mënyrë që mjeku i familjes të kujdeset në mënyrë virtuale për pacientët pa qenë nevojë të ketë kontakt me ta. Nuk e di nëse janë realizuar këto masa. Di që janë bërë disa masa. Por sërish jemi mbrapa në disa të tjera. Mjeku i familjes duhet të luajë një rol të rëndësishëm në disa kategori të popullatës, sic janë edhe të moshuarit. Nuk ka ende një vizion të qartë se si kjo do të mundësohet. Faktet është që planet janë, por nuk janë zbatuar në praktikë. Pra ka munguar përkthimi në terren”, tha ai për syri tv.

-Advertisement-

Sipas Dashos ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Ekspertëve uroj që të kenë mësuar nga çfarë ka ndodhur dhe të ndërmarrin masa realiste, jo propagandë. Urgjenca mjekësore është e tejkaluar si fazë. Nuk mund të pritet përgjigje nga kjo urgjencë. Nuk jemi në mars sot. Kemi 500-1000 mijë raste reale në ditë me infeksione, por Urgjenca nuk u përgjigjet dot në kohë. Nga të cilët diagnostifikohen dhe raportohen vetëm 100. Ndërsa në komunitet kemi 9 herë më të shumë. Jemi dobët me azhornimin e protokollit. Shpresat për të kontrolluar Covid-in janë te vaksina. Deri në momentin që të kemi një vaksinë, këto janë të gjitha masat për të pasur një vdekshëmri sa më të ulët të jetë e mundur. Vaksina e gripit ndihmon, pasi edhe kur nuk arrin të shmangësh plotësisht sëmundjen, por personat e kalojnë gripin me shenja më të lehta dhe kanë vdekshëmëri më të ulët”, tha Dasho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera