Alarmon kryediplomati i BE-së: Bota rrezikohet nga uria për fajin e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 18 June 2022
Bota rrezikon të hyjë në krizë urie dhe shkaktare është Rusia. Akuza erdhi nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel. Sipas tij, arsyeja lidhet me bllokadën ruse për anijet me drithëra nga Ukraina, por edhe kufizimet për eksportet të vendosura nga Kremlini.
Kërcënimi mbi sigurinë ushqimore dhe “beteja” me Rusinë, rreth sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, do të jenë tema kryesore e bisedave në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, të hënën në Luksemburg.
“Jemi të gatshëm të punojmë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar në sigurinë globale të ushqimit”, tha Borrell, në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.
Zyrtari i lartë i unionit pohoi se Rusia po i përdor eksportet e grurit si mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte bllokimi i dërgesave të drithërave dhe plehrave ukrainase, Rusia po aplikon edhe taksa për eksportet e saj të drithit.
“Është e domosdoshme që të lejohet qarkullimi me anije i eksporteve nga Ukraina. Nëse kjo nuk ndodh, rrezikojmë të përballemi me një katastrofë ushqimore globale. Shpresojmë që zgjidhja të vijë në ditët në vijim”, paralajmëroi Borrell.
Të tjera
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...
-
Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kade...
-
I nxehti i madh arrin në Kosovë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyj...
-
Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Lond...
-
Nëse i keni këto simptoma, rrezikoni të jeni të prekur nga kanceri në mushkëri!
Pulmologu i njohur, Shpëtim Thaçi, ka treguar disa nga simptomat kryesore të ...
-
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta
Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, të enjten ka qenë cak i hajnave. Si...
-
G7 dhe NATO duhet të qëndrojnë së bashku kundër luftës së Rusisë, thotë Biden
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashk...