Alarmon Ferat Shala: Qeveria Kurti pjesë e mafisë energjetike të Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 January 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ngritur shqetësimin e tij për bllokimin e projekteve të mëdha në fushën e energjisë, shkruan Gazeta inFokus.
Shala përmes një postimi në Facebook, për këtë bllokadë ka akuzuar qeverinë Kurti duke e cilësuar si pjesë e mafisë e energjetikës së Ballkanit.
“MAFIA ENERGJETIKE DHE QEVERIA KURTI
Me datën 18 Nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, publikisht kisha ngritur shqetësimet e mia dhe të Partisë Demokratike, për mafian energjetike.
Për herë të parë atë ditë kam drejtuar gishtin nga mazhoranca.
Sot po vërtetohen të gjitha ato që i kam thënë atëhere.
Që nga ardhja e VV-së në pushtet vërehet tendenca bllokuese ndaj çdo projekti të investimit në energji të ripërtritshme. Edhe pse si shtet, jemi të ballafaquar me mungesë të kapaciteteve prodhuese dhe sistemit të vjetërsuar, kjo nuk e ka zmbrapsur partinë në pushtet që të pengoj dhe bllokoj çdo lloj investimi në energji e sidomos në energji të pastër.
Tanimë është e kuptueshme se nga ku e ka zanafillën ky obstruksion i dirigjuar dhe i kontrolluar nga mafia e energjisë, e cila tek ne prek edhe nivelet më të larta të pushtetit.
Albin Kurti përmes Rozeta Hajdarit dhe Artane Rizvanollit, ka bllokuar të gjitha nismat dhe projektet investive që hyjnë në fushën e energjisë.
Për të qenë më të qartë ju bëjë me dije se vetëm përmes ligjit për investime strategjike, kanë qenë 6 (gjashtë) projekte të përgatitura nga investitorët privat për investim në energji të ripërtritshme, dhe atë në total investimi për këto projekte të ndryshme ishte paraparë të jetë 775.7 milion euro dhe do të prodhoheshin 684.9 Më/h.
Por jo, kjo Qeveri zgjodhi rrugën e bllokimit tekëtyre projekteve dhe krejt kjo bllokadë e dirigjuar nga Qeveria Kurti dhe mafia energjetike e Ballkanit, e të cilat interesa më së miri i përfaqëson dhe i mbron sot Kryeministri Albin Kurti.
Projektet të cilat janë bllokuar që dy vite nga kjo Qeveri janë:
ÇIÇAVICA ëIND FARM 1 SHPK – Qëllimi i projektit investiv është krijimi i energjisë së gjelbër dhe të qëndrueshme.
Projekti parashihte prodhimin e 90.1 Më/h, 17 Gjeneratorë me 5.3 Më Turbinë të ajrit, energji për 32,000 deri 47,000 amvisëri në vit. Investimi i paraparë ishte 96 milion euro dhe prodhimi i 90.1 Më/h energji të ripërtritshme.
EUROKOS D.D SH.P.K – me projektin “”DRINI PSH 250 Më” – Ndërtimi i Hidrocentralit Reverzibil “DRINI PSHP” 250 Më është paraparëtë realizohet për një periudhë katër vjeçare në Komunën e Prizrenit, fshati Vermicë, dhe përfshinë periudhën kohore 2022-2025, me një investim total prej 460 milion euro dhe prodhim të 250 Më/h energji të ripërtritshme.
ENERGY SUNDAY PARK – Ky projekt kishte të paraparë investimin në vlerë 51.00 mil euro dhe kompania investuese Energy Sunday Park LLC kishte në pronësi hapësirën e cila do të mjaftonte për realizimin e këtij investimi. Projekti Energy Sunday Park parashihte një kapacitet të instaluar të paneleve solare prej 100 Më/h.
UNITAS ENERGY AG SHA – Projekti i kompanisë kishte të bënte me instalimin e panelevesolare për prodhimin e 27.8 Më/h dhe investim prej 33.3 milion euro.
NEXONE – Projekti i kompanisë NEXONE parashihte investimin prej 62 milion euro në parkun solar ku do të instaloheshin panelet solare për prodhimin e 50 Më/h energji të ripërtritshme.
BESIMI COMMERCE SH.P.K – Projekti Besimi Solar synonte të ndërtojë një central elektrik fotovoltaik me kapacitet prej 147 Më/h dhe 20 Më, bateri që do të mund të shfrytëzohen për rregullimin e sistemit nga ana e operatorit të sistemit. Ky investim përveç se do të përmirësoj gjendjen energjetike në vend, ai do të mundësoj edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve të profileve të ndryshme. Nga ky projekt gjatë fazës së ndërtimit pritej të punësoheshin rreth 900 punëtorë, kurse pas futjes në operim do të punësohen si punëtorë të rregullt afër 100 punëtorë të profileve të ndryshme. Investimi i paraparë nga kompania sipas raportit ishte 119.7 milion euro dhe prodhim i 167 Më/h energji të ripërtritshme”, është shprehur Shala./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...