Lajme

Alarmohet Vuçiq: Po regjistrohen shumë shqiptarë në Serbi!

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 26 October 2022

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është alarmuar nga statistikat e regjistrimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thënë se shumë familje regjistrojnë anëtar që nuk jetojnë në Serbi, raporton “JuzneVijesti”.

Liderët politikë të shqiptarëve bëjnë thirrje për një reagim masiv dhe tema e regjistrimit u ngrit para misioneve diplomatike të OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve të Kosovës, ku, sipas tyre, numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sillet rreth 100 mijë.

Liderët politik shqiptarë të Luginës së Preshevës po u bëjnë ftesë vazhdimisht qytetarëve shqiptarë që të regjistrohen deri më 31 tetor 2022, sidomos pas fushatës së nisur para një dekade nga shteti i Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve, duke synuar kështu spastrimin etnik.

-Advertisement-

Çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve është ngritur së fundi edhe nga institucionet ndërkombëtare, të cilat e kanë kritikuar Serbinë për një veprim të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera