Alarmi nga OKB, popullsia e Shqipërisë do zbresë në 512 mijë banorë
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 14 January 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40 përqind pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100.
Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.
Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.
Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.
Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. Më parë, pritshmëria ishte për 860 mijë banorë, pra parashikimi është ulur me 40%.
Arsyet
Rënia e lindshmërisë (fertiliteti-norma bruto e lindjeve) dhe rifillimi i ciklit të emigracionit pritet që të tkurrin popullsinë në dekadat në vijim.
Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se gratë që jetojnë në Shqipëri vit pas viti po heqin dorë nga mëmësia, duke reduktuar në mënyrë drastike numrin e bebeve të sjella në jetë. Në vitin 2018 ky fenomen u theksua edhe më shumë kur numri mesatar i fëmijëve të lindur nga një grua shënoi rekord historik. Indeksi i fertilitetit ishte vetëm 1.37 fëmijë për një grua nga 1.48 fëmijë më 2017 dhe nga 1.73 fëmijë për grua që ishte ky indeks në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.
Rënia me shpejtësi e numrit të lindjeve e ka çuar Shqipërinë nën normën e zëvendësimit e cila përllogaritet 2.1 fëmijë për grua. Gjithashtu Shqipëria e ka normën e lindshmërisë shumë poshtë indeksit global të fertilitetit i cili në vitin 2017 ishte 2.4 fëmijë për grua sipas të dhënave të Bankës Botërore. Gratë shqiptare lindin gati 50 për qind më pak fëmijë se mesatarja globale.
Nga janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat. Raportet e varësisë llogariten duke krahasuar numrin e personave (të rinjtë 0-14 vjeç dhe/ose të moshuarit 65+ vjeç) me popullsinë në moshë pune.
Ndërsa nga viti 2015, Shqipëria po përjeton një rritje të re të fenomenit të emigracionit. Vetëm aplikimet për azil, në pesë vitet e fundit kanë arritur në rreth 200 mijë, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, ndërsa ka dhe shumë të tjerë që ikin me kontrata pune, ose që thjesht largohen e nuk kthehen më. Largimi i popullsisë po bëhet problem për sipërmarrjet, të cilat ankohen se nuk po gjejnë fuqi punëtore të specializuar. Në një sondazh të fundit, Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” gjeti se rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.
Rënia e popullsisë, sidomos largimi i popullsisë në moshë pune pritet të japë efekte të rënda në të ardhmen, si në skemën e pensioneve, me krijimin e një shtrese të brishtë pa kujdesin e duhur, ashtu dhe në rënien e produktivitetit të sipërmarrjeve, me efekt në tendencën e pagave, investimeve të tyre e taksave që paguajnë, me pasoja afatgjata në ngadalësimin e ekonomisë së vendit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...