Lajme

Alarmante: Regjistrohen raste të reja të helmuarve nga ushqimi në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 15 October 2023

Edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja por që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.

Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.

Kështu ka deklaruar Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

-Advertisement-

Në anën tjetër, drejtori i Shëndëtëisë, Hajdin Berisha ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja, por që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.

“Sapo dola nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe sipas të dhënave dhe informacionet që mora nga profesionistët shëndetësor, gjendja e përgjithshme me të helmuarit nga ushqimi, ka indikacione të qetësimit dhe stabilizimit”, ka shkruar ndër tjëra ai.

Postimi i plotë:

Ka indikacione të qetësimit të gjendjes sa i përket të helmuarve nga ushqimi në Malishevë, megjithëse gjendja është nën monitorim tëHelmimi në Malishevë, vazhdueshëm

Sapo dola nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe sipas të dhënave dhe informacionet që mora nga profesionistët shëndetësor, gjendja e përgjithshme me të helmuarit nga ushqimi, ka indikacione të qetësimit dhe stabilizimit.

Edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja ppr që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.

Profesionistët shëndetësor janë duke bërë punë të jashtëzakonshme për çka edhe meritojnë respekt.

Gjithashtu, falënderim e respekt edhe për Klinikën Infektive në Prishtinë, Infektivën e Pediatrinë në Prizren për përkujdesin ndaj pacientëve të helmuar nga ushqimi.

Opinioni do të mbahet i informuar për rrjedhat e mëtutjeshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera