Lajme

ALARMANTE: Raportohet se Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka mbetur pa energji elektrike prej rreth 14 orësh

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 10 August 2026

Raportohet se Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 01:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Infokus, ndërprerja e energjisë ka shkaktuar shqetësim, duke pasur parasysh rëndësinë e shërbimeve që ofrohen në këtë qendër.

Për të sqaruar situatën, Gazeta Infokus i është drejtuar KEDS-it me pyetje zyrtare lidhur me shkakun e ndërprerjes, nëse në këtë lokacion janë duke u zhvilluar punime, kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike dhe çfarë masash janë duke u ndërmarrë për normalizimin e gjendjes./GazetaInfokus

-Advertisement-

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy