Lajme

Alarmante numri i madh i aksidenteve në Kosovë  

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 08 July 2017

Në Kosovë gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti kanë ndodhur  8.073 aksidente në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku kanë ndodhur 8.285.

Nga 8.073 aksidente gjatë këtij gjashtë mujori 50 kanë përfunduar fatalitet dhe kanë vdekur 53 persona, shifër kjo e rritur me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar ku kanë ndodhur vdekur 50 persona në 46 aksidente me fatalitet, shkruan infokusi.com

Sipas policisë së Kosovës këtë vit janë lënduar 5.546 persona në 2828 aksidente me lëndime ndërsa në vitin e kaluar 5389 persona në 2781 aksidente me lëndime.

-Advertisement-

Gjatë këtij 6 mujori të parë të vitit  2017 kanë ndodhur 5195 aksidente me dëme ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë ndodhur 5458 aksidente me dëme/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera