Ekonomi

Alarmante, nëse nuk intervenohet brenda dy javësh shumë qytetarë humbin punën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 07 July 2020

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset vendit në kohë pandemie.

Sipas tij qeveria dhe institucionet tjera, përfshirë Parlamentin, deri tani nuk kanë arritur as minimalisht t’i dalin ne ballë sfidave dhe problemeve ekonomike “dhe nëse nuk ka veprime të shpejta, që nënkupton veprime dhe vendime në dy javët në vijim, ne rrezikojmë mbylljen e mijëra bizneseve dhe mijëra vendeve të punës”.

Kjo sipas Rukiqit, vjen si rezultat i vonesave të zbatimit të masave të parapara për tu përballur me pandemin, shkruan gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Pakoja “emergjente”, që nuk arriti të adresoj asnjë emergjencë dhe pësoj devalvim në të gjitha aspektet, duhet të implementohet në tërësinë e saj pa asnjë vonesë”.

Për biznesin dhe punëtorët e sektorit privat, që janë taksapaguesit kryesorë në ketë vend, ai thotë se është shumë pak e rëndësishme kush duhet të merr vendim, a duhet rishikim buxheti apo jo dhe komplikimet tjera ligjore dhe politike.

“Sektori privat dhe puëntorët e sektorit privat e presin përkrahjen e “dorës së shtetit”, për ta kaluar këtë sfidë. Deri sot shteti ka dështuar të ofroj këtë përkrahje”, është shprehur të hënën Rukiqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera