Alarmante: Bllokohet prokurimi publik në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 05 Mars 2025
Një “problem teknik” ka bërë që i gjithë sistemi i prokurimit publik në Kosovë të bllokohet, duke u ndaluar të gjitha aktivitetet e prokurimit.
Mosfunskionimi i faqeve të vetme ku publikohen tenderët shtetërorë e kryhen pothuajse të gjitha procedurat e prokurimit, nisi qysh dje siç raportoi, Gazeta Infokus dhe po vazhdon edhe sot.
Të martën Infokusi kishte kërkuar sqarim nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në lidhje me platformën online e-prokurimi dhe faqen zyrtare të KRRP-së të cilat nuk ishin funksionale, por të njëjtit nuk kishin kthyer përgjigje derisa kishin bërë një reagim publik.
Ky njoftim nga KRRP-ja u bë për operatorët ekonomike dhe autoritet kontraktuese duke bërë me dije se “problemi teknik” do të rregullohej dhe se për të gjitha ato aktivitete të prokurimit të cilat nuk kanë përfunduar ose nuk kanë nisur me datën 4 për shkak të mosfunksionimit të faqes do tu zgjatej afati kohor.
“Prandaj, në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14, KRPP do të ndërmarrë veprimet teknike në sistemin e prokurimit elektronik – duke bërë ndalimin e hapjeve të ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025 dhe do të obligojë të gjitha AK-të që të veprojnë në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14 dhe nënparagrafët përkatës për të bërë zgjatjen e afateve për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025”, thuhet në njoftimin e tyre.

E– prokurimi dhe KRPP-ja vazhdojnë të mos jenë funksionale edhe sot me datën 5 mars.
Çuditërisht duket se KRPP-ja nuk është në dijeni se jashtë funksionit e ka edhe ëeb faqen e saj zyrtare, derisa njoftimin e ka bërë vetëm për ‘e-prokurimim’.
E këtë e dëshmon edhe reagimi i tyre ku thuhet se për rregullimin e këtij problemi teknik qytetarët do të njoftohen përmes faqes së tyre zyrtare “krpp.rks-gov.net “, e cila po ashtu është jashtë funskionit.

“Gjithashtu, në varësi të zgjatjes së problemit teknik, do të merret vendim edhe për zgjatjen e afateve kohore që kanë të bëjnë me kërkesa për rishqyrtim, ankesa apo çfarëdo veprimi të ndër lidhur me afate kohore të caktuara. Lidhur me rregullimin e problemit teknik dhe veprimet që do të ndërmerren, KRPP do të mbajë të informuar të gjithë OE, AK-të dhe palët e interesuara në ëeb faqen e KRPP-së, krpp.rks-gov.net si dhe në rrjetet sociale, Facebook, “Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik””, thuhet në njoftimin e KRPP-së.
Njoftimi i plotë:

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...

































