Lajme

Alarmante: 3279 raste të diagnostifikuara me tumor brenda një viti

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 07 September 2023

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar statistikat e rasteve të prekura me tumor në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se femrat janë më të prekura sesa meshkujt me tumor në Kosovë.

“Janë regjitruar 3,279 raste në Kosovë për vitin 2021 sipas ASK. Femrat janë më të prekura sesa mashkujt me tumore në Kosovë. 1,701 raste janë raportuar me tumore të femrave (52,3%) ndërsa 1,569 (47.8%) të mashkujve. Rreth 55% nga 1701 raste të femrave janë të kufizuara tek tumoret e gjinjit (568 raste), tumoret genitale (361) dhe tretjes (260). Tek mashkujt, më së shumti preken organet e tretjes (377), lëkurës (280), frymëmarrjes (274) dhe traktit urinar (208 raste)”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera